KOSOVA E RE.
ME INSTITUCIONE DHE PROFESIONE TË REJA.
ME JU SI PROFESIONISTË.
Pavarësisht a merreni me biznes apo jeni profesionist i licencuar për të dhënë shërbime profesionale në lëmin e: ekonomisë (ekspert kontabiliteti, nëpunës apo auditues i çertifikuar), mjekësisë (të përgjithshme apo të specializuar), avokaturës, ndërtimtarisë, arkitekturës, menaxhimit etj., të papriturat dhe të padëshiruarat mund të ju ndodhin edhe juve me ç’rast mund të dëmtohet pala e tretë duke pësuar:
- humbje materiale,
- lëndime shëndetësore dhe trupore apo edhe
- vdekje,
- dëmtime apo zhdukje të gjësendeve të palës së tretë,
- shpenzime gjyqësore si dhe tatime të ndryshme të vëna nga gjykata,
KOSOVA e RE ju ofron të gjitha llojet e mundshme të Policës së Sigurimit të Përgjegjësisë Profesioanle, varësisht nga lloji i profesionit tuaj, me blerjen e së cilës, JU i shmangeni obligimeve për dëmshpërblim të fituara me rrugë gjyqësore nga pala e tretë, të cilat në emër tuaj i merr përsipër KOMPANIA JONË dhe atë për:
- për humbjet apo dëmtimet trupore të shkaktuara ndaj palës së tretë,
- humbjet materiale apo të pasurisë të shkaktuara ndaj palës së tretë,
- shpenzimet gjyqësore si dhe tatimet e ndryshme të vëna nga gjykata
KOSOVA e RE JU ofron edhe sigurimin e përgjegjësisë publike me blerjen e së cilës të siguruarit i ofrohet kompenzimi në lidhje pretendimet nga publiku, pjesëtarët e të cilit mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhencës së të siguruarit ose punonjësve të tij ndërsa KOMPANIA JONË detyrohet të dëmshpërblejë të Siguruarin përsa ai është civilisht përgjegjegjës me ligj për:
- dëme trupore, përfshirë vdekjen, sëmundjen, plagosjen e ndonjë personi,
- humbje ose dëmtime pasurore
|