|
PËR MIRËQENIEN TUAJ JU DUHET SIGURIMI I PRONËS, AUTOMJETIT DHE AKSIDENTEVE PERSONALE
KOMPANIA E SIGURIMEVE “KOSOVA E RE” JU OFRON:
SIGURIMIN E PASURISË
Sigurimi i pasurisë është sigurim vullnetar dhe bëhet me dëshirën e të siguruarit.
Çka mund të sigurohet me këtë lloj të sigurimit?
PRONA:
- Personale dhe kolektive,
- E paluajtur dhe e luajtur.
- Të gjitha llojet e objekteve ndërtimore të cilat janë në shfrytëzim,
- Të gjitha paisjet,
- Instalimet e montuara,
- Paisjet e montuara (ashensori, ngrohja qendrore, cisterna me karburante, bojlerët, instalimet e klimatizimit, hidroforët etj, etj),
- Paisjet (linjat teknologjike – prodhuese),
- Gjërat e luajtshme, lënda e parë, gjysmëprodhuese, prodhimet finale, mallrat të cilat gjinden në objektin ndërtimor,
- Gjërat dhe mjetet e punëtorëve që kryejnë shërbime në vendet e punës,
- Paratë dhe letrat me vlerë.
Të siguruara konsiderohen ato gjëra që janë të shënuara në polisën e sigurimit.
RREZIQET E SIGURUARA
Me sigurim ofrohet mbrojtja siguruese nga rreziqet të cilat i zgjedhë i siguruari dhe të cilat janë të shënuara në polisë:
• zjarri,
• goditja e rrufesë,
• eksplodimi,
• stuhia,
• breshëri,
• goditja e mjetit motorik,
• rënia e fluturakes ajrore,
• manifestimet dhe demostratat,
• vërshimi dhe rrëkeja,
• rrëshqitja e tokës dhe shëmbja,
• ulja e tokës,
• orteqet e borës,
• rrjedhja e lëngut (lekazhin),
• derdhja e ujit nga gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit,
• vetëndezja e rezervave,
• përgjegjësia ndaj palës së tretë,
• tërmeti,
• vjedhja me thyerje dhe
• thyerja e xhamave
Kur shkaktohet rasti i siguruar me sigurim janë të mbuluara:
1. Dëmet nga shkatërrimi dhe dëmtimi i gjërave të siguruara të shkaktuara me rastin e shpërthimit (rrëzimit, nxjerrjes jashtë, dhënies së ndihmës së parë etj.),
2. Dëmet e shkaktuara me humbjen e gjërave të siguruara kur ndodhë rasti i siguruar,
3. Shpenzimet e bëra për zvogëlimin dhe menjanimin e dëmit
Sigurimin e plotë (kasko) dhe gjysmë të plotë të automjetit nga:
• përmbysjet dhe përplasjet,
• fatkeqësitë natyrore,
• zjarri, eksplodimi dhe rrufeja,
• thyerja e xhamave,
• vjedhja.
Sigurimin nga aksidentet personale:
• shpenzimet mjekësore në vend dhe jashtë vendit,
• paaftësitë e përkohshme dhe ato të përhershme,
• përmbushje e premtimit: 100% e shumës së
sigurimit në rast të humbjes së jetës.
Kushtet:
http://www.kosovaere.com/kushtet/KUSHTET-PER-SIGURIMIN-PASURISE.pdf
|
|