|
PSE “KASKO Sigurimi”?
SEPSE askush nuk është i sigurtë nga dëmet a paparashikuara në automjetin tuaj ndërsa, nga ana tjetë, ato kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton për dëmin e shkaktuar.
PRANDAJ me pagesën e premisë për sigurimin KASKO, si dhe me mundësitë e shumta të kombinimeve që mund t’i bëni nëse dëshironi KASKO të pjesërishme, Ju mund ta siguroni autmjetin tuaj.
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO me KS “Kosova e Re”, ne ju garantojmë kompenzimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj me rastin e aksidentit në komunikacion edhe atëherë kur ju e keni shkaktuar fatkeqësinë.
Dëmi material në automjetin tuaj do t’u kompenzohet edhe nëse është shkaktuar nga:
- fatkeqësia në komunikacion,
- zjarri,
- rënia e ndonjë sendi,
- veprimet e befasishme termike apo kimike nga jashtë,
- rrufeja,
- eksplodimi, përveç eksplodimit nga energjia nukleare,
- stuhia,
- breshëri,
- ortiqet e borës dhe rënia e borës dhe akullit në automjetin tuaj,
- rënia e fluturakeve ajrore,
- tërmeti, nëse është regjistruar nga Instituti seizmologjik,
- veprimet me qëllim jo të mirë apo shfrenimet e ndonjë personi të tretë,
- vërshimet, rrëketë dhe ujrat e larta,
- manifestimet dhe demostratat,
- vjedhja
Nëse e vlerësoni se NUK ju duhet KASKO e plotë, KS “Kosova e Re” ju ofron zgjedhjen e njërit nga kombinimet e shumta të Sigurimit KASKO të pjesërishëm, me të cilin ju mund ta siguroni automjetin tuaj vetëm nga ato rreziqe të cilat ju i konsideroni të domosdoshme.
Kushtet:
http://www.kosovaere.com/kushtet/KUSHTET-PER-SIGURIMIN-KASKO.pdf
|
|